TIRANË- Deputeti socialist, Ervin Bushati ka përshëndetur arritjen e konsensusit të shumëpritur mes maxhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi. Ai ka zgjedhur një foto me fëmijë si simbol të asaj se kujt i shërben kjo reformë. Pak minuta para miratimit të saj në seancën plenare, Bushati tha se kjo është një ditë historike për të shpaguar lodhjen e mundimet e qytetarëve. Bushati shton se është koha t’i kthehet dinjiteti sistemit të kalbur të drejtësisë.

STATUSI I BUSHATIT

DREJTESI SHQIPTAREVE !
Sot është një ditë historike për të ardhmen e vendit tonë.

Pas 25 viteve, që qytetarët përplasen në dyer gjykatash e të drejtë nuk gjejnë kurrkund, më në fund kemi rastin t’i shpaguajmë lodhjen e mundimet duke miratuar reformën.

T’i kthejmë dinjitetin sistemit të kalbur të drejtësisë.
Në kolanën e reformave të bëra deri tani, mungon kurora e reformave, REFORMA NË DREJTËSI.

Mos të bëhemi qesharakë, t’i tregojmë vetes dhe ndërkombëtarëve se jemi rritur politikisht dhe jemi të aftë të ecim denjësisht përpara.

T’i lëmë paranojat, ta votojmë dhe t’u tregojmë njerëzve që reforma nuk na e prish aspak rehatin.
Le ta shkruajmë SOT historinë duke përmbushur aspiratën më të madhe të qytetarëve: Të votojmë Reformën në Drejtësi!
Drejtësi Shqiptareve!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: