Nga: Alma NIKOLLI

Aktivitetin shkencor të Stephen Hawking, të them të drejtën nuk e kam njohur. Thuhet se është brilant dhe e besoj, por shkëputjen me fizikën e kam pasur të hershme, ndaj dhe më duket e vështirë që një teori shkencore të jetë aq popullore sa një këngë, për shembull. Popullaritet në shkencë ka, siç ka ndodhur me Ajnshtajnin, i cili njihet për stilin e tij të jetës, thënie apo urtësi, më tepër se për brendinë e teorive shkencore që padiskutim kanë ndryshuar njerëzimin.

Lajmi i vdekjes së gjeniut modern më kujtoi Gjon Rrethin. Të dy të vjetër, të dy nuk mund të flisnin. Gjoni s’mund të flasë akoma, se ende jeton. Për shkak të një paralize në gjuhë Gjoni nuk mund të flasë dhe sa shumë ka për të rrëfyer. Me familjarët prej kohësh ai bisedon me një fletore dhe një stilolaps. Në këtë formë rrëfeu historinë e tij për “Studio e Hapur”. Të gjithë kalvarin e dhimbjeve të torturave komuniste ndaj familjes së tij të përndjekur politikisht e shkruajti në fletore.

“Nuk ka ma fletë”, ishte fjalia e fundit që “tha”. Kjo ishte përgjigjia që dha, kur e pyetën për hetuesin që i shkatërroi jetën, e që u dekorua si “hero” dy vjet më parë.

A e njihni ju Gjonin dhe gjonët e shumtë që vdesin përditë, pasi komunizmi dhe demokracia i kanë vrarë për së gjalli?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: