Kombëtarja shqiptare ka nisur në orën 15:30 stërvitjen e parë për sfidën miqësore kundër Norvegjisë më 26 mars në “Elbasan Arena”.

Seanca po zhvillohet në kompleksin ‘Tropikal’ në Durrës dhë në 15 minutat e parë trajneri Christian Panucci ka mbajtur një fjalim me lojtarët, ku mendohet se ka shpalosur objektivat. Në këto momente i pranishëm ka qenë edhe presidenti i federatës, Armando Duka.
panuci-470x328
Ra në sy se në këtë ditë të parë të stërvitjes mungonin 3 futbollistë të thirrur nga Panucci.

Etrit Berisha ka disa probleme në kofshë dhe për këtë arsye ka kryer disa vizita të specializuara. Nesër do të mësohet nëse do të jetë i gatshëm për Norvegjinë. Ndërkohë Elseid Hysaj ka marrë leje nga stafi teknik, dhe do të bashkohet nesër me ekipin.
kombetrja-470x249
Edhe Berat Gjimshiti nuk ka qenë sot i pranishëm. Mbrojtësi i cili luan me Benevento-n është larguar nga grumbullimi për të shkuar tek të afërmit e tij për shkak të një fatkeqësia familjare. Shtatlarti ashtu si Hysaj do të bashkohet nesër me grupin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb