Këngëtari i famshëm Sting ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij dy katësh (respektivisht i gjashtëmbëdhjeti dhe i shtatëmbëdhjeti) në Central Park. Apartamenti shitet për 56 milion dollarë.

Sting dhe bashkëshortja Trudie Styler, kanë vendosur të shesin apartamentin e tyre në qendrën më të pasur të New York-ut. Duket që agjencia që është kontaktuar për të bërë këtë blerje ka gjetur një blerës, por duket se çifti do ta lërë shtëpinë e tyre vetëm vitin që vjen.
Sting e ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij që në maj, por për ta shitur nuk ka qenë aspak e vështirë. Pallati ku ndodhet apartamenti është në Central Park West dhe në të ka banjo me sauna, një pishinë të madhe dhe një hyrje si në përralla.
Ndërtesa është projektuar nga arkitekti Robert A.M. Stern.
Sting e Trudie do të transferohet në një tjetër pallat prestigjioz, 66 katësh, shumë pranë ndërtesës ekzistuese, në 220 të Central Park South, por që do të jetë gati vetëm vitin që vjen.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb