Stoke City është treguar një ‘kockë e fortë’ për Manchester United në javën e 4-rt të “Premier League” duke barazuar 2-2 në “Bet365 Stadium”.

Një sfidë që dhuroi shumë emocione pasi për këtë menduan vendasit të cilët në minutën e 43-të me anë të Choupo-Moting kaluan në avantazh. Kur pritej fundi i pjesës së parë, në minutat shtesë, United barazon me anë Rashford duke i dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultat të barabartë.

Lukaku në të 57-ën do të përmbyste rezultatin për ‘djajtë’ duke realizuar golin e dytë, por festa e skuadrës së Mourinho-s do të zgjaste pak pasi Choupo-Moting do të realizonte golin e dytë përsonal dhe të dytin për ekipin.

All Goals HD Stoke City 2-2 Manchester United… by lifeefoot
Pas javës së 4-rt në “Premier League” Manchester United ndalet për herë të parë pas 3 fitoresh. Gjithsesi “djajtë e kuq” mbajnë sërish vendin e parë por këtë herë me pikë të barabartë me Manchester City, 10-të.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb