Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg shpreson se do të mund të dërgohet ftesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Samitin e 11 dhe 12 korrikut që do të mbahet në Bruksel, pasi që Shkupi dhe Athina arritën marrëveshje për kontestin rreth emrit.

“Shpresoj se do të ketë përparim me ish Republikën jugosllave të Maqedonisë sepse ata arritën marrëveshje me Greqinë për problemin rreth çështjes së emrit. Në rast se ajo marrëveshje do të finalizohet dhe plotësisht do të zbatohet, atëherë emir i ri do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe atëherë mund të nisemi drejt anëtarësimit të ish republikës jugosllave të Maqedonisë në NATO. Sinqerisht besoj se atë do të mund ta bëjmë”, deklaroi Stolltenberg, për televizionin francez “Frans 24”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: