Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Stoltenberg: NATO kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Korenë e Veriut

stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi sot kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Korenë e Veriut që do të kishte pasoja shkatërruese, sipas një interviste në selinë e Aleancës në Bruksel.

“Përdorimi i forcës ushtarake do të kishte pasoja shkatërruese, mendoj se askush nuk e do këtë”, deklaroi Stoltenberg, i pyetur për retorikën luftarake të përdorur nga presidenti amerikan, Donald Trump për krizën koreano-veriore.

“SHBA-ja ka të drejtë të vetëmbrohet dhe të mbrojë aleatët e saj, por në të njëjtën kohë jam shumë i sigurt se askush nuk dëshiron një zgjidhje ushtarake”, shtoi ai.

(BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.