Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur duhet të bëhet sipas Kushtetutës. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një prononcim për gazetaren e News24 Aurora Golemi.

Neës24 ka pyetur sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe ai është shprehur se kjo duhet të bëhet sipas Kushtetutës.

“NATO është në Kosovë për ta ndihmuar dhe për të krijuar stabilitet. Ne jemi në Kosovë prej shumë vitesh”, tha Stoltenberg.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb