Finalja e Kupës së Italisë ishte ‘vitrina’ më e bukur për Thomas Strakoshën pasi paraqitjet fantastike të tij kanë sjellë vlerësime mbresëlënëse i brenda dhe jashtë fushe.

Në përfundim të takimit nuk kishte si të mungonte një përgëzim nga Gonzalo Higuain i cili tentoi pafund të kalonte topin mbrapa shpinës së Strakoshës, por pa sukses.

Një atmosferë fantastike krijuan tifozët e Lacios që pavarësisht humbjes nuk e kursyen mbështetjen për ekipin e zemrës. Për këtë portieri i kombëtares nuk kishte si të mos i falënderonte. Me një postin në “instagram” ai ndau një foto dhe në diçiturë shkroi:
thomas strakosha
“Të humbësh një finale është një ndjesi shumë e keqe për një futbollist. Më vjen keq edhe më shumë se kemi humbur përpara këtij publiku që na ka lënë me të vërtetë pa fjalë. Komplimentet janë për ju.”- ishte postimi i Strakoshës.

Më poshtë disa nga vlerësimet e mediave italiane

“REPUBBLICA” / STRAKOSHA 7 – Në pjesën e parë përjeton 10 minuta prej superheroi, duke fluturuar në çdo cep dhe duke ndalur topa të pakapshëm. Alvesh dhe Bonuçi e dënojnë nga pranë, por jo për faj të tij.

“SPORTMEDIASET” / STRAKOSHA 7 – Nëse Lacio e mbyll pjesën e parë vetëm me dy gola të pësuar, kjo është vetëm për meritë të tij, i cili shmang turpërimin.

“EUROSPORT” 7.5 – Një mace përballë Higuainit në sekondat e fundit, por bën edhe dy përgjigje fenomenale brenda një fraksioni të vogël sekondash në pjesën e parë, duke mbajtur në sipërfaqe Lacion. Pret atë që mundet dhe atë që shumë të tjerë nuk do të kishin bërë, por në fund duhet t’u dorëzohet dy goditjeve nga pranë, të pakapshme.

Kujtojmë se finalja e Kupës së Italisë e luajtur mbrëmë në “Stadio Olimpico” mes Lacios dhe Juventusin përfundoi në favor të bardhezinjve me rezultatin 0-2.
003545697-e7faaaf9-2e9b-4b36-b9b1-0ea316fba973
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb