Përveç pritjeve të rëndësishme, Tomas Strakosha ka edhe një karakter të veçantë tek Lacio, dhe cilësitë prej lideri nuk i mungojnë.

Në kulmin e çështjes De Vrij, i cili nuk ka rinovuar ende kontratën me Lazion, që i skadon në fund të sezonit, numri 1 i skuadrës kryeqytetase premton se do të jetë ai njeriu që do ta bindë holandezin të hedhë firmën në kontratë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Tomasi shfaqet bashkë me holandezin e Lacios, ku siguron tifozët se po këmbëngul që të qëndrojë me kryeqytetasit. Për momentin, De Vrij i është paraqitur kontrata e rinovimit me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon. Edhe diplomacia e Strakoshës mund të jetë një shtysë për rinovimin e yllit të Lacios.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/video-strakosha-merr-rolin-e-tares-bind-yllin-e-lacios-te-rinovoje-kontraten/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: