TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas mbledhjes së Komisionit Evropian, i cili paraqiti Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rama thotë se mirëpret atë çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE, ndërsa sipas tij negociatat për anëtarësimin janë më afër se kurrë. Pas hapjes së negociatave, sipas kryeministrit gjithçka varet nga fuqia e vrapimit të Shqipërisë.

Në dokumentin e Komisionit Europian mbi Strategjinë për Ballkanin Perëndimor theksohet se: ”Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë duke shënuar progres të ndjeshëm në rrugët e tyre evropiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandimet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, në bazë të kushteve të përmbushura”.

Statusi i plotë:
Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë ?Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë ?? ??
GTRBV

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: