TIRANE-Deputeti i PD-së Gent Strazimiri thotë se PD do të vazhdojë protestat edhe pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Doshit dhe Frrokut.
Duke cituar tekstin e një drame, ai shprehet se PD do të vazhdoje protestën deri në pastrimin e MetaStazat. “Me sa duket mallkimi i nënës së Osman Kazazit vazhdon t’u rrijë mbi kokë që në vitin 1945, kur baballarët e këtyre i arrestuan djalin:
“Hongshi njoni­tjetrin e kush ngeltë hongërt veten”… E mjera plakë edhe nga varri vazhdon i ndjek…
Ndjesë pastë kush “ka harruar”!!!Kush jo, vazhdon protestën deri në pastrimin nga MetaStazat”, thotë Strazimiri.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: