Zemra e brengosur emocionalisht mund të shkaktojë dëmtime njësoj si edhe ataku në zemër, thuhet në studimin e fundit. Kryesisht kjo vjen si një pasojë e stresit emocional që mund të ketë faktorë të ndryshëm që e ndikojnë.

Shumë njerëz në mbarë botën vuajnë nga efekti i ‘’zemrës së thyer’’. Ekspertët theksojnë se zemra ndjehet e dobët si pasojë e ndonjë ngjarje të dhimbshme.

Ekspertët më herët kishin pohuar se efekte të tilla nuk zgjasin shumë, por ekspertët nga Aberdini pohojnë të ndryshmen. Studimi në të cilin kishin marrë pjesë dhjetëra njerëz që vuanin nga sindroma e ‘’zemrës së thyer’’ ka treguar se kjo gjendje nëse zgjat në kohë e dobëson zemrën sikurse edhe infarkti i pësuar në zemër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: