Nga: ZONJA VJOLLCA
125 gr oriz kokërrgjatë
1 petë sfoljatë
1 kokërr qepë
300 gr kërpudha
400 gr lakër
2 luge gjelle koper të grirë
3 luge gjelle pana
3-4 luge gjelle majonezë
150 gr krem kosi
1 të verdhë veze
2 luge gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Ziejmë orizin në 250 ml ujë të vluar për 15 minuta dhe më pas e lemë të pushojë për 10 minuta. Qepën e grijmë imët, kërpudhat në copëza te vogla, lakrën e presim në shirita, ndërsa koprën e presim imët.
Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën, më pas shtojmë kërpudhat dhe i kaurdisim mirë, shtojmë lakrën e kaurdisim dhe atë për 2-3 minuta derisa të ulet volumi. Rregullojmë përbërësit me kripë dhe piper dhe në fund i spërkasim me koper.
Hapim petën sfoljat, në qendër të saj vendosim orizin në formë të një shiriti, mbi oriz vendosim kërpudhat e gatuara. I palosim anët e petëve duke i dhënë formën e një strudeli.
Trazojmë të verdhën e vezës me panën dhe lyejmë strudelin me furçë. E vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta.
Ndërkohë përgatisim një salcë për të shoqëruar strudelin duke trazuar pak majonezë me krem kosi, kripë dhe piper dhe në fund e spërkasim me pak koper.
Pasi nxjerrim strudelin nga furra e lemë të ftohet pak, e presim në feta dhe e shërbejmë të shoqëruar me salcë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb