Nga: MARIGLEN MERTIRI*
 
TIRANË- Studentët e Tiranës nuk pajisen me abone studenti, megjithëse kanë pritur me orë të tëra pranë pikave të caktuara. Kjo situatë është e përsëritur pasi siç shprehen ata edhe në muajin nëntor nuk mundën të marrin një abone që e kanë të drejtë ligjore. Në njërën prej këtyre pikave, pranë Sahatit, dhjetëra studentë pritën për disa orë, por kjo pikë nuk i hapi qepenat.

Të indinjuar disa prej tyre u paraqitën edhe pranë Bashkisë së Tiranës por ende nuk morën asnjë zgjidhje. Ata deklarojnë se abonetë janë shitur një ditë më parë në sasi të pakta ndërsa ditën e sotme kjo pikë nuk është hapur.

“Është një punonjës këtu që nuk të jep arsye, nuk ka asnjë lloj shpjegimi. Shpjegimi i vetëm është mbyll derën dhe ik. Kam dy orë që pres me të gjitha dokumentet në dorë dhe nuk e hapin zyrën”, tha një studente.

“Ndërsa një tjetër u shpreh se, “Aty nuk ka asnjë njeri, kam që në orën 9 që pres”

Por duket se durimi i studentëve për orë të tëra pati edhe një fund i cili rezultoi kështu…

“Këtë besoj që e ka bërë ndonjëri që nuk kishte durim fare por jo studentët e degës sime, nuk do shkonin deri në këtë pikë”, tha studentja për dëmtimin e pikës ku ndahen abonetë.

Shoqatat e transportit kanë pasur pretendime nga ministria e arsimit për subvencionimin e aboneve të studentit ndërsa kjo e fundit deklaron se ende nuk janë miratuar aktet nënligjore për mënyrën e kompensimit pas ndryshimit të ligjit. Por vetë studentët akuzojnë edhe bashkinë e tiranës që nuk mbajti premtimin për pajisjen me kartën e studentit gjë e cila do tu kishte kursyer këto vuajtje.

Studentët mbeten pa abone, nuk kanë ku të ankohen pasi askush nuk u hap dyert. Pritjen me orë të gjata pranë pikave të paracaktuara, studentët ja delegojnë ministrisë së Arsimit, Bashkisë së Tiranës dhe shoqërive të transportit pergjegjesine. Por pas disa orësh pritjesh studentët humbën durimin dhe dëmtuan një prej kabinave ku shiten këto abone.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb