TIRANË- Studentët e Universitetit të Tiranës kanë protestuar sërish sot para Ministrisë së Arsimit kundër pr/ligjit të arsimit të lartë.

Për të shprehur kundërshtinë e tyre ata i kanë dërguar edhe një letër publike UT-së.

Sipas tyre, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla gënjen për tarifat. “Ministrja gënjen, tarifat në vend që të uleshin janë rritur. Mazniku dhe Nikolla të shpallen Non Grata”,-thonë ata.

Gjatë protestës studentët kanë mbyllur me kyç derën kryesore të Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë vendosur edhe një tabelë me mbishkrimin “Ministrja në kafe me disa biznesmenë”.

Pritet që protesta e tyre të zhvendoset përpara kryeministritsë ditën e mërkurë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: