LONDËR- Një student britanik është befasuar shumë kur në postën e tij mbërritën 46 “dhurata” të dërguara gabimisht nga shpërndarësi gjigand online Amazon.

22-vjeçari Robert Quinn ka pozuar për revistën “Sun” me dhuratat që kapin vlerën 4,500 euro, të cilat përfshijnë tabletë, laptop, TV me 3D foto dhe tastierë për lojëra.

Pakot ishin të destinuara për një magazinë të Amazon-it në Britani të Madhe, por për shkak se ka pasur një gabim teknik në adresë, pakot mbërritën në duart e Quinn-it në Bromley, pranë Londrës, transmeton TetovaSot.

“Tri herë u kam shkruajtur kompanisë Amazon, por kur zbuluan gabimin, thanë se unë mund t’i mbajë të gjitha pakot si dhuratë Krishtlindjesh,” tha Quinn, duke shtuar se ai do të ruajë dhuratat që i duhen, ndërsa pjesën tjetër do ta jep për bamirësi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: