TIRANE – Hulumtimet e reja tregojnë që shkak për grindje nuk ka, sepse (herë pas here) fjetja ndaras ndikon mirë edhe tek ne edhe tek lidhja.
Në hulumtim të ekspertëve të Universitetit të Lidsit dhe një kompanie, e cila prodhon krevate dhe dyshekë, tregon që 29 për qind e njerëzve fajësojnë partnerët e tyre për problemet me gjumin.
Problemet kanë shkaktarë të ndryshëm, disa thjesht janë të parehatshëm në krevat, disa gërhasin, ndërkaq epoka digjitale me vete ka sjellë edhe telefonat e mençur e monotonë.

Megjithatë, pasojat janë të njëjta, mungesa e gjumit dhe gjumë i keq deri te një sërë problemesh shëndetësore midis të cilave janë edhe problemet me zemrën, diabeti dhe obeziteti.

Gjithashtu, është e njohur që ndjenja e pakënaqësisë, lodhja kronike dhe gjendjet e tjera të cilat me vete sjellin mungesën e gjumit kanë pasoja negative për jetën shoqërore dhe marrëdhëniet me partnerin, ndërkaq ky hulumtim tregon që ata të cilët janë të lumtur në lidhjen e tyre kanë gjumë të qetë shkrua Telegrafi.

Lidhshmëria shkon deri aty që një puthje e zakonshme për t’i uruar natë të mirë është e vlefshme se si do të kalojmë natën në krevat.

Madje 71 për qind e të anketuarve kanë thënë, që më të qetë shkojnë në shtrat nëse partneri në mënyrë të butë i uron natë të mirë, ndërsa 36 për qind e tyre kanë thënë që mungesa e puthjes ndikon jashtëzakonisht negativisht në gjumë.

“Një puthje e dhënë personit të cilin e dashuroni para se të flini ndihmon që të shmangni stresin e përditshëm. Vlen edhe e kundërta dhe madje për 70 për qind të njerëzve, ata të cilët i thonë “të dua” partnerit para gjumi kanë gjumë më të këndshëm” ka thënë doktoresha Ramlakan.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: