Stresi i vazhdueshëm jo vetëm që mund të jetë duke ua rrënuar shëndetin mendor, por njerëzit me nivele të larta të stresit janë më të prirur të vdesin nga kanceri, tregon një studim i ri.

Pas analizimit të të dhënave të më shumë se 15 000 britanikëve, hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt me çrregullime të shqetësimit ishin dyfish më të prirur të sëmureshin nga kanceri, krahas atyre që nuk kishin probleme të njëjta.

Pra, sipas shkencëtarëve, stresi i vazhdueshëm rrit rrezikun e kancerit. Kjo mund të jetë për shkak se nivelet e larta të hormonit të stresit – siç është kortizoli – mund të jenë duke e penguar aftësinë e qelizave për riparimin e ADN-së së dëmtuar, duke u dhënë mundësi qelizave kanceroze të formohen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: