Rreth katër milionë gra franceze apo rreth 12 për qind e grave franceze janë përdhunuar së paku një herë në jetën e tyre, konstaton një sondazh i publikuar të premten, raporton BBC.

Studimi për Fondacionin Jean Jaurès, një institut ‘think-tank’ në Paris, gjithashtu konstaton se 43% e grave i janë nënshtruar prekjes seksuale pa pëlqimin e tyre.

Ashtu si në shumë vende të tjera, edhe gratë në Francë kanë filluar të shfrytëzojnë mediat sociale për të nxjerrë në pah keqpërdorimet ndaj tyre.

Shumë prej tyre kanë ndarë përvojat e tyre nën hashtagun “Moi aussi”. Sipas anketës, 12% thonë se janë përdhunuar, 58% i janë nënshtruar propozimeve shqetësuese dhe 43% “prekjes seksuale pa pëlqimin”.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb