Teshtima udhëton shumë më larg seç mund të mendoni dhe bulëzat që çlirohen vijojnë të shpërndahen dhe të përhapen nëpër ambientin që na rrethon.

Të dhënat vijnë nga një studim i realizuar nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts, SHBA. Shkencëtarët zbuluan se kolla dhe teshtima janë shkaktaret kryesorë për përhapjen e viruseve.

Me anë të një video slo-motion studiuesit zbuluan se bulëzat e çliruara nga procesi i teshtitjes janë më infektive nga sa mendohej. Ato mund të udhëtojnë 200 herë më larg kur bashkohen me ajrin dhe marrin formën e një reje.

Sipas tyre, i gjithë ky proces bëhet edhe më i rrezikshëm kur çlirimi i teshtimës bashkohet me ajrin e kondicionuar. Sipas shkencëtarëve, ky zbulim ngre shqetësimin e përhapjes së sëmundjeve nëpërmjet sistemit të ajrimit nëpër ambientet e punës, etj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb