Sipas një studimi të bërë në Bochum të Gjermanisë, kanë ardhur në përfundim se aroma e bimës me emrin Voshtra e që në latinisht quhet ‘Ligustrum vulgare’ mund të mbys qelizat kancerogjene. Shkencëtarët e udhëhequr nga Profesor Hanns Hatt dhe Lea Weber nga Universitetin Bochum në revistën “Plos One”  kanë treguar që mund të ngadalësojë rritjen e qelizave të kancerit në zorrën e trashë përmes aromës së kësaj bime, transmeton gazetametro.net

Hulumtuesit kanë thënë se gjatë nuhatjes së kësaj bime ose edhe parfumin e bërë nga kjo bime, ajo lëshon OR51B4, dhe depërton në organizimin e njërit ku më pas i sulmon qelizat kancerogjene.

Këtë eksperiment shkencëtarët gjerman e kanë provuar të kafshët dhe ka pasur sukses. Në gjermani nga kjo sëmundje vuajnë më qindra njërëz.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: