Fëmijët që ushtrohen në aktivitete fizike nuk janë thjesht fizikisht më të mirë, por kanë edhe një shëndet të mirë mendor.

Të rinjtë që ushtrohen rregullisht janë më pak të prirur të kenë çrregullime humori kur rriten, thonë shkencëtarët. Ata kanë survejuar 800 njerëz për 4 vite, nga mosha 6-10 vjeç, dhe vunë re një lidhje të konsiderueshme mes aktivitetit dhe mirëqenies.

“Kjo është shumë e rëndësishme, pasi sugjeron që aktiviteti fizik mund të përdoret për të trajtuar depresionin që në fëmijëri”, thotë autorja e studimit Silje Steinsbekk, nga universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin e Norvegjisë. Ajo thotë se çdo aktivitet fizik duhet të shkaktojë djersitje tek fëmija dhe përshpejtim frymëmarrje.

Rezultatet e studimit janë botuar në Pediatrics Journal, pak javë pasi Zvicra dhe Gjermania ekzaminuar 6500 adoleshentë për lidhjen mes depresionit dhe sëmundjeve fizike,shkruan ata. Akademikët e Universitetit të Baselit zbuluan se periudha e depresionit shpesh pasohet nga atriti apo sëmundje të sistemit tretës. Ata gjetën gjithashtu se më të rinjtë që vuajnë nga ankthi kanë shanse të mëdha që të preken nga sëmundje të lëkurës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb