BRITANI E MADHE – Fëmijët e nënave që punojnë janë më të zgjuar se ata që kanë nëna shtëpiake.

Sipas një studimi të “London School of Economics dhe Political Science në Universitetit e Oxford-it fëmijët që kanë lindur nga nëna që janë në marrëdhënie punë janë më të zgjuar se ata me nëna që qëndrojnë në shtëpi gjatë gjithë kohës. Ekpertët analizuan katër aspekte të zhvillimit të foshnjave:

1. Cilësia e gjuhës së folur
2. Aftësia për të krijuar lidhje me të tjerët
3. Aftësia për të kryer aktivitete të përditshme
4. Aftësinë për të lëvizur

Nga studimi doli në përfundim se në qoftë se nëna punon, fëmija është më i aftë të bëjë gjithçka dhe më i aftë në të katër zonat e zhvillimit.

Gjithashtu, në qoftë se fëmija është vendosur në një institucion arsimor, çerdhe apo kopsht, ai do të jetë më i aftë në aktivitetet e përditshme si dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Në qoftë se fëmija i besohet gjyshërve do të kenë më shumë aftësi në gjuhën e folur.

Ekspertët gjithashtu vunë në dukje se aktivitetet që e bëjnë një fëmijë më të lumtur janë leximi dhe shopping-u.

Paradoksalisht, shëtitjet nuk përmirësojnë aftësinë e të ecurit tek fëmijët, por me sa duket motivi pse prindërit preferojnë të ecin me fëmijët e tyre, është një arsye më shumë për të kaluar kohë me ta.

Sipas studimeve, shëtitjet në ajër të pastër bashkë me prindërit, nuk mund të vlerësohen si një moment të praktikuarit të aktiviteteve fizike për fëmijët.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb