Të dhëna të reja në lidhje me fertilitetin në shtetet e Evropës kanë treguar edhe moshën mesatare të grave që lindin fëmijën e parë. Informacione që sistemohen nga Eurostat tregojnë se Italia merr kurorën, për moshën më të vjetër mesatare prej 30.8 vjeç, ndërsa Maqedonia ka regjistruar mesataren më të ulët të moshës, vetëm 23 vjeç. Kjo do të thotë se gratë në Maqedoni lindin në moshën me të re në Evropë, ndërsa në Itali në moshën më të vjetër.
Në Shqipëri, sipas Eurostat, gratë lindin fëmijën e parë në moshën 25 vjeçare. Në statistikat e Eurostat nuk ishin të përfshira të dhënat nga Kosova. Marrë në tërësi shtetet e BE’së, mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian, sipas Eurostat, është 28.9 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: