Një studim i ‘Play Ratings’ duke u barazuar në vlerën që futbollistët kanë sot në tregun e transferimeve zbulon se ‘Fenomeni’ Ronaldo do të kushtonte sa dyfishi i bashkëkombësit të tij Neymar, që u ble nga Paris SG për 222 mln euro.

Sipas ‘play ratings’ transferimi i Ronaldo Nazario De Lima-s nga Barcelona te Inter në vitin 1997 do të kushtonte 433 mln euro.

Ronaldo në një sezon te Barcelona realizoi 47 gola në 49 paraqitje dhe si pasojë zgjoi interesimin e Interit që në atë kohë pagoi 28 mln euro për ta marrë nga katalanasit. Si pasojë ‘Fenomeni’ theu për herë të dytë rekordin botëror të transferimeve.

Ishtë një shifër e çmendur, por Interi mori më shumë sesa vlera e paguar pasi futbollisti pavarësisht dëmtimeve që i kushtëzuan karrierën realizoi 59 gola në 99 ndeshje.

Po kush janë transferimet e tjera të legjendave që sot do të bënin seansacion? ‘Play Ratings’ ka përgatitur një listë ku bie në sy se dominojnë tranferimet në ‘Seria A’.

Në vend të dytë do të ishte kalimi i Diego Maradonës te Napoli që sot do të kushtonte 345 mln euro. Më pas vijnë Michel Platini te Juventus për 334 mln euro, Christian Vieri te Inter për 334 mln euro, Marco van Basten te Milan për 328 mln euro dhe Gabriel Batistuta te Roma për 281 mln euro.

Interesante është se nëse transferimi i Higuain nga Napoli te Juventusi do të realizohej sot do të kushtonte 264 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb