Ju mundoheni që të lani dhëmbët dy herë në ditë, por është më e lehtë shmangia e saj në darkë. Duket si një zakon jo i dëmshëm, por studimet më të fundit kanë zbuluar që moslarja e dhëmbëve çdo darkë mund të jetë më serioze nga sa mendonim.

Një studim i publikuar në revistën “Hulumtime mbi Kancerin” e lidh sëmundjen periodontale, ose ndryshe të mishrave të dhëmbëve, e cila shkaktohet nga moslarja rregullisht e dhëmbëve, me kancerin ezofageal ose kanceri i kanalit që fillon nga fyti në stomak.

Në studim u morën kampion nga goja e 122 mijë personave, ku 106 prej tyre pas 100 vitesh u diagnostikuan me kancer të fytit.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që zhvilluan kancerin ezofageal kishin nivele më të larta të baktereve në gojë, shkruan “shëndeti”. Këto baktere mund të mbahen në mishrat e dhëmbëve kur nuk pastrohen rregullisht, duke rritur shanset e zhvillimit të sëmundjes periodontale.

Megjithatë, vlen të përmendim disa paralajmërime të rëndësishme: E para, studiuesit nuk kishin informacion të plotë për shëndetin oral të pjesëmarrësve në studim, prandaj ishte e vështirë për ata të thonë nëse ishin bakteret që shkaktuan kancerin e fytit apo nëse pjesëmarrësit në fakt kishin sëmundje periodontale që të kishin më shumë gjasa. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se gjatë studimit fokusi u vendos tek llojet e baktereve të lidhura me kancerin ezofageal, dhe jo zakonet e larjes së dhëmbëve.

Pra, ka mundësi që njerëzit që kanë të zhvilluar kancerin e ezofageal të kenë pasur edhe higjienë jo të mirë orale. Megjithatë, rezultatet janë mjaft shqetësuese.

Në fund të fundit, sëmundja periodontale tashmë është lidhur me disa lloje të kancerit të gojës, kokës dhe qafës, kështu që mbajtja e dhëmbëve tuaj të pastër është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Prandaj, bëjeni kusht larjen e dhëmbëve dy herë në ditë. Do të sillte shumë të mira për shëndetin tuaj në përgjithësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: