Fëmijët që kalojnë shumë kohë duke mbajtur sytë para telefonave inteligjentë, kompjuterëve apo televizorëve janë më të rrezikuar që të preken nga diabeti i tipit 2, paralajmërojnë ekspertët. Vogëlushët që shikojnë tek ekranet e pajisjeve elektronike më shumë se 3 orë në ditë janë më të shëndoshë dhe kanë rezistencë më të lartë ndaj insulinës, ka zbuluar studimi. Ekspertët thonë se miliona fëmijë të cilët kalojnë shumë kohë duke përdorur telefonat, tabletët, kompjuterët apo duke parë televizor janë të rrezikuar nga diabeti. Fëmijët nën 5 vjeç në Britani kalojë mesatarisht 4 orë dhe 11 minuta në ditë para ekraneve të pajisjeve elektronike. Ndërsa fëmijët e grupmoshës 5-15 vjeç shpenzojnë mesatarisht 5 orë e 33 minuta në ditë duke luajtur tek pajisjet elektronike. Fëmijët që kalonin më shumë se 3 orë në ditë para ekraneve të pajisjeve elektronike kishin filluar të shfaqnin shenjat e para të diabetit të tipit 2, sipas një studimi të publikuar tek revista ‘Archives of Disease in Childhood’.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb