Hulumtimet e reja tregojnë se gratë janë në të vërtetë më kujdesshme se sa burrat në timon.

Një studim i botuar në “Frontiers in Psycology” tregon se të rinjtë dhe shoferët e vjetër kanë më shumë gjasa të jenë të hutuar gjatë ngarjes së makinës, por kur bëhet fjalë për gratë e moshuara, situata ndryshon.

Gratë e moshuara thuhet se janë shumë më të mira në kontrollin e makinës së tyre duke i kushtuar vëmendje rrugës përpara.

Në studim theksohet se personat me natyrë të hutuar janë përgjegjës për një të tetën e të gjitha aksidenteve rrugore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerrë raportin se mbi 50 milion persona janë lënduar dhe një milion të tjerë kanë vdekur në aksidentet me makinë nga shpejtësia, mospërdorimi i shenjave të sigurisë apo nga shpërqendrimi nga faktorë kryesorë shkaktues të aksidenteve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: