Stimulimi i trurit është gjë e rëndësishme gjatë secilës fazë së jetës tuaj dhe ushqimi i trurit është po aq i nevojshëm sa ushqimi i stomakut. Prandaj, është e rëndësishme ta stimuloni trurit dhe ta mbani të mprehtë përgjatë viteve.

Ushqimi i tepërt mund t’iu trashë dhe e njëjta gjë ndodh edhe me trurin – stimulimi i tepërt mund të jetë i rrezikshëm për materien e hirtë, prandaj duhet të keni kujdes se çfarë stimulimi i dhuroni trurit, shkruan tg.

Studimet e reja dëshmojnë se personat mbi 40 vjeç nuk duhet ta stimulojnë trurin shumë me punë, pasi rezultatet mund të jenë antiproduktive.

Dobësimi i aftësive kognitive mund të ndodh që në vitet e para pas të 40-ve dhe manifestohet me humbjen e aftësisë për t’u përqendruar dhe vështirësinë për t’i mbajtur në mend faktet e rëndësishme. Ky mbi-stimulim dhe dobësim i aftësive kognitive zakonisht ndodh për shkak të punës së tepërt.

Studimi në fjalë, pas eksperimenteve të shumta, ka treguar se personat mbi 40 vjeç duhet të punojnë 30 orë në javë, përndryshe performanca e tyre do të fillojë të keqësohet.

Edhe stimulimi intelektual është i mirë nëse veç dëshironi ta mirëmbani funksionin kognitiv, dhe këtë stimulim mund ta bëni përmes lojërave të trurit, siç janë fjalëkryqet, Sudoku, por jo me stimulim të tepërt sepse do të ketë efekt të kundërt.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: