Peshkaqenët mund të jetojnë deri në 500 vjet por kjo mund te ketë një kosto. Kështu thotë një studim i fundit i cili ka zbuluar se peshkaqenët e Grenlandës mund të jetojnë deri në 500 vjet.

Në studimin e botuar këtë verë, shkencëtarët përdorën gjurmët e karbonit 14 të prodhuara nga testet bërthamore në vitet 1950 për të përcaktuar moshën e peshkaqenëve të Grenlandës, duke shqyrtuar kristalin e lenteve në sytë e tyre.

Më i madhi vlerësohet të jetë rreth 392 vjeç. Por, duke pasur parasysh disa pasiguri në metodë, mund të jetë diku nga 272 deri në 512 vjeç.

Studiuesit thonë se peshkaqenët e Grenlandës janë vertebrorët më të gjallë të Tokës dhe ekspertët dyshojnë se peshkaqenë e Grenlandës mund ta mbajnë sekret jetën e gjatë e tyre.

Nepërmjet ADN-së që u kanë marrë 100 peshkaqenëve të Grenlandës, është zbuluar se ata kanë jetuar për rreth 4,265 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: