TIRANE- Nga një studim norvegjez del se në të vërtetë, gratë nuk kanë asnjë arsye të shëndoshë që të ndjehen të lëna pas dore, nëse bashkëshorti, apo partneri ka harruar se ajo ka ditëlindjen.
Meshkujt janë harraqe në përgjithësi, dhe kjo është e lidhur me seksin, pra është e lindur dhe e pakushtëzuar.
Kërkuesit e Universitetit te Shkencës dhe Teknologjisë ne Norvegji, pasi kanë analizuar përgjigjet e marra nga 40 mije vullnetare të të dyja sekseve, te cilët u pyeten paraprakisht për datëlindjet e partnerëve të tyre, të emrave, të ngjarjeve dhe disa pyetje të tjera, gjithsej nëntë te tilla, dolën në përfundimin se 89.7% e meshkujve kishin vështirësi në kujtimin e emrave, krahasuar me 86.5% të grave.

Po kështu, 79.4 e meshkujve kishin vështirësi në kujtimin e datave të rëndësishme, kundrejt 64.7 të grave.
Ajo që doli gjithashtu nga eksperimenti, tregoi se meshkujt më harraqe janë ato të moshës nga 30 deri në 60 vjeç.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: