Gjetja e një vendi pune në ditët e sotme, është shndërruar në një sfidë më vete, veçanërisht për të rinjtë e diplomuar që dëshirojnë të punojnë në profesionin për të cilin kanë studiuar. Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, Rajmonda Kosiqi, doktore e shkencave në fushën e menaxhimit të tregut të punës, me një eksperiencë të gjatë në Zyrën e Punës, tregon të dhëna tronditëse në bazë të një studimi të realizuar në 1690 ndërmarrje private në vend.

Kosiqi shprehet se sipas hulumtimeve, plot 60% e punësimeve në Shqipëri bëhen në sajë të njohjeve apo “mikut”. Ajo më tej shton se 15% e të rinjve që zotërojnë një diplomë, enden të papunë dhe shpjegon të gjithë faktorët ndikues në këtë situatë duke theksuar se shifrat e papunësisë të publikuara nga INSTAT nuk janë reale, pasi ka shumë të papunë të tjerë të padeklaruar.

Cili është fokusi i studimit që ju keni realizuar?
Studimin e kam filluar në vitin 2013 dhe ka zgjatur plot 4 vjet e konsiston në analizimin e situatës së tregut të punës në 1690 ndërmarrje në vend, sjellë kjo nëpërmjet pyetësorëve të realizuar në subjekte private të profileve të ndryshme si nga lloji i biznesit, ashtu dhe nga numri i të punësuarve. Të dhënat nxjerrin në pah një problem të madh që ka tregu shqiptar i punës, ka një numër të lartë të papunësh, por, nga ana tjetër, ka dhe shumë vende të lira pune të deklaruar nga subjekte dhe që janë quajtur “të vështira për t’u plotësuar”.

Si paraqiten shifrat e papunësisë në vendin tonë?
Një ndër problemet më shqetësuese në ekonominë shqiptare është mosfunsionimi si duhet i tregut të punës. Pavarësisht se sipas raportimit të INSTAT për tremujorin e dytë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 13,9 %, ku papunësia për meshkujt rezulton 14,9 % dhe për femrat është 12,5 %, mund të themi se këto janë shifra zyrtare që kanë dalë nga anketimet e bëra në target grupe të veçanta, ose shifra nga zyrat e punësimit mbi punëkërkuesit e regjistruar pranë këtyre zyrave.

grafikuuu

Pra, shifrat e INSTAT nuk pasqyrojnë realisht shkallën e papunësisë në vend?
Shifrat e publikuara nga INSTAT nuk paraqesin shkallën e papunësisë që ekziston vërtet në tregun e punës, pasi nuk bëhet evidentimi i të papunëve në të gjithë popullsinë. Ka shumë të tjerë të papunë që nuk dinë ku të orientohen e kështu shifrat e papunësisë janë më të larta sesa ato që jep INSTAT e ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë. Vetë qeveria mundohet ta mbajë në kontroll këtë pjesë, sepse dëshiron të dalë sa më mirë.

Intervistën e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/12/11/studimi-rajmonda-kosiqi-60-e-punesimeve-behen-mik-15-e-te-diplomuarve-jane-te-papune/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: