Testi realizohet duke i shtuar një solucion të lëngshëm substancës që po egzaminohet dhe nëse ajo fillon të ndriçojë nën një dritë blu ky është indikatori që kjo substancë përmban kokainë. Në rastin e personave substanca bashkohet me pështymën. Ky mjet i zbulimit të menjëhershëm u krijua nga Yi Xiao, profesoreshë kimie nga FIU (Florida International University) në bashkëpunim me studentët e saj nga fakultetet e shkencave dhe të edukimit.

Rezultatet e zbulimit të kokainës tek personat mund të zgjasin  me javë dhe për më tepër ka mundësi që të japin rezultate false, ndërsa me sistemin e patentuar nga shkencëtarët e FIU rezultatet janë të sakta dhe merren shumë shpejt dhe me një kosto të ulët. Ky test aplikohet mbi subtanca të panjohura ose mbi pështymën dhe nuk kërkon pajisje të kushtueshme apo edhe shërbime laboratori. Autoritetet amerikane po përpiqen të fitojnë betejën mbi opiatet dhe kokaina mund të jetë një nga ato me kërkesa në rritje për herë të parë pas shumë dekadash. /Bota.al

Image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb