Studimet e fundit kanë dëshmuar se vitamina C (acidi askorbik) mund të shkatërrojë qelizat staminale të kancerit.

Studimi është realizuar në Universitetin ‘Salford’ në Mançester të Anglisë, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Oncotarget” dhe kanë treguar se vitamina C është dhjetë herë më efikase sesa farmaceutiku eksperimental 2-DG.

Studiuesit kanë analizuar efektin e tre substancave natyrore për ndalimin e shumimit të qelizave staminale të kancerit (caffeic acid phenyl ester, silibin dhe acid askorbik), tre farmaceutikëve eksperimentalë (actinonin, FK866 dhe 2-DG) dhe një farmaceutiku klinik.

Vitamina C gjendet tek frutat si limoni, qitro, papaja, kivi, luleshtrydhet, portokallet, apo edhe tek perimet sidomos tek specat, brokoli dhe lakra.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: