TIRANE-Një stuhi shumë e fortë ere, shiu dhe breshëri përfshiu sot Tiranën, duke rrëzuar edhe disa pemë, dhe duke kufizuar qarkullimin e trafikut. Stuhia ka vijuar për më shumë se një orë, duke lënë pas pemë të rrëzuara.

Por duket se shiu i sotëm dhe breshëri i rënë në Tiranë ka qenë i pazakontë, pasi sipas sinoptikanëve pasi sasia ishte jashtë çdo parashikimi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, sinoptikanja Tanja Porja e Meteoalb thotë se përgjatë 20 minutave në kryeqytet kanë rënë 62.6 milimetra shi, një sasi kjo thuajse e njëjtë me sasinë mesatare të shiut që bie gjatë një muaji në kryeqytet.

POSTIMI I PLOTE
Mini-stuhi tropikale në Tiranë: 60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës (norma mujore 63 mm). Intensiteti maksimal i reshjeve është vrojtuar në intervalin 14:30 – 14:50, kohë gjatë së cilës është vrojtuar maksimumi i aktivitetit dinamik të atmosferës duke diktuar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe për pasojë stuhi breshëri me diametër nga 1.5 në 3 cm. Po ashtu, ka patur një thyerje të thellë prej 10.2°C, të fushës termike ku në vetëm 1h, temperaturat janë ulur nga 28.9°C në 18.7°C
35901346_10155788129223178_4253137458453020672_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb