TIRANE- Tirana ‘mbërthehet’ nga reshjet e dendura të shiut, duke shkaktuar kështu përmbytje në disa akse rrugore dhe probleme me qarkullimin e mjeteve. Mësohet se katet përdhese të disa banesave apo pallateve janë përmbytur.

Ndërkohë, në Unazë në Rrugën e Elbasanit dhe në atë të Dibrës, ka trafik të rënduar për shkak të reshjeve, i cili është shoqëruar me erë të fortë. Nga informacionet e marra nga gazetarët e ‘News24’ në terren, mësohet se reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar pasoja në zonën e 9-Katsheve dhe tek ‘Selvia’, në disa banesa private.


Sipas raportimit të gazetares Erjola Jata, probleme ka pasur edhe në Rrugën ‘Ali Demi’, apo dhe Ura e Shkozës. Po ashtu, bëhet e ditur se Ura e Lanës është ‘fryrë’, por uji nuk ka dalë nga shtrati. Ndërkaq, në terren ndodhen punonjës të Ndërmarrjes nr. 1 dhe nr. 2.

Prej më shumë se një ore reshjet dhe breshëri kanë përfshirë kryeqytetin, duke paralizuar kështu lëvizjen normale të  mjeteve, por më shumë të ndërsa këmbësorëve. Ndërkohë, sipnotikanët kishin parashikuar ulje të temperaturave dhe reshje shiu për këto ditë të fundit të muajit gusht.

QYTETARI PËR ‘NEWS24’: UJI NA ËSHTË FUTUR NË KATET E PARA TË BANESAVE, FAJI I KOLEKTORIT
Në një lidhje telefonike për ‘News24’, një banor në rrugën ‘Qemal Stafa’, deklaroi se shumë banesa të katit të parë janë përshirë nga uji. Ai pohoi se shkak i përmbytjeve është se kolektori tek zona e 9-Katsheve nuk përballon fluksin e ujit.

“Kolektori që u bë tek 9-Katshet nuk e përballon fluksin e ujit dhe ndaj na mbyten gjithmonë katet e parë të banesave apo biznese e. Mua më është përmbytur bodrumi i shtëpisë.”, tha banori.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: