Stuhia “Ophelia” kërcënon ndeshjen Manchester City dhe Napoli. Sipas raportimeve nga “PremiumSport“, ekziston rreziku që stuhia “Ophelia” mund ta shtyjë ndeshjen mes Manchester City dhe Napoli në Ligën e Kampionëve. Kështu paralajmëruan meteorologët të cilët shtuan se era pritet të jetë mbi 190 km/h. Kjo stuhi ka lënë tashmë shenjën e saj në Spanjë dhe Portugali dhe në këto orë po kalon nga Irlanda, ku janë konfirmuar tashmë edhe të vdekur. Autoritetet vendore në Irlandë mbyllën shkollat dhe u bënë thirrje popullatës që të mos dalin jashtë në asnjë mënyrë.

Kjo stuhi pritet të kap edhe Anglinë, Stuhia në Irlandë është aq e fortë saqë raportohet se ka shkatërruar çatinë e stadiumit Cork City. Në qoftë se stuhia do të godet qytetin e Mançesterit siç po pritet ( edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht), ndeshja e Champions League sot në ora 20:45 do të jetë në rrezik për t’u zhvilluar.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb