KILI- Të paktën 3 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe një vajza 12-vjeçare, pas stuhive dhe rrëshqitjet të dheut në Kili. Reuters shkruan se vogëlushja që humbi jetën po udhëtonte me familjen e saj. Ndërkohë, rreth 20 persona rezultojnë të zhdukur.

Stuhitë dhe rrëshqitjet e dheut në Kili kanë ndotur një lum të rëndësishëm duke i detyruar autoritetet të ndërpresin ujin e pijshëm për 4 milionë njerëz në kryeqytetin Santiago. Të njëjtat burime shprehen se zyrtarët kanë sqaruar për qytetarët se furnizimi me ujë nga lumi Maipo do të ndërpritet për pjesën më të madhe të qytetit derisa uji të pastrohet tërësisht.

Ndërsa një qindra persona kanë mbetur të izoluar, pasi janë bllokuar rrugët. Ekipet e emergjencës kanë bërë të ditur se vazhdimi i reshjeve të shiut po e vështirëson shumë mundësinë për të riparuar dhe shtoi se nuk dihet ende se kur mund të rinisë furnizimi me ujë të pijshëm. Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se kushtet e motit në malet pranë Santiagos vazhdojnë të mbeten të këqija.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: