Luis Suarez ka bërë të pamundurën në fundin e ndeshjes së djeshme ndaj Gironën për të marrë një karton në verdhë, por arbitri nuk ia plotësoi dëshirën.

Sulmuesi e dëshironte këtë karton që të mungonte në ndeshjen e ardhshme të Barcelonës dhe pas dy takimesh të ishte i pastër nga kartonat. Pas dy javësh, Barça do të luajë ndaj Atletikos së Madridit në La Liga.

Uruguaiani bëri të pamundurën në fushën e lojës për të marrë karton të verdhë duke bërë gjeste nga të ndryshmet, por mesa duket, arbitri e kuptoi lojën e tij dhe nuk ia bëri qejfin. Sa keq Luisito, ndoshta duhet ta praktikosh më mirë artin e aktrimit!
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-suarez-le-shpirtin-ne-fushe-per-nje-karton-te-verdhe-arbitri-nuk-ia-ploteson-deshiren/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: