Krerët e kompanive të mëdha suedeze, si Ericsson dhe H&M, dënuan sot dëbimin për motive burokratike të punonjësve të huaj të kualifikuar, ndërkohë që vendi ka mungesë të theksuar të krahut të punës në disa sektorë kyç.

“Këto dëbime dëmtojnë ekonominë produktive. Kompanitë suedeze kanë nevojë për rekrutime në mbarë botën”, shkruajnë në të përditshmen financiare “Dagens Industri” (DI) Börje Ekholm dhe Stefan Persson, si dhe 30 drejtues kompanish të vendit skandinav.

“Ne nuk mund të shpresojmë që inxhinierët, teknicienët informatikë apo specialistë të tjerë të lënë vendet e tyre, nëse rrezikojnë të dëbohen nga Suedia për motive të paparashikueshme”, shtojnë ata.

Zyra e migracioni nuk shprehet kurrë për rastet individuale, por justifikon këto vendime në emër të respektimit të rregullave dhe koherencës së sistemit.

“Por, ky sistem absurd (…) dobëson konkurrencën e Suedisë”, nënvizoi Jenny Linden Urnes, drejtuesja e grupit Linden.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: