NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

450 gr kungull i verdhë
60 gr gjalpë
1 lgj miell
250 ml qumësht
Kripë, piper i zi, arrë moskat
4 kokrra vezë
3 lgj djath parmixhano

Pergatitja

Fillimisht ndezim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius.

Qërojmë kungullin nga lëkura, e presim atë në kubikë të vegjël duke ruajtur një copë të cilën e presim në rripa të hollë.

Vendosim kungullin në një tigan me kapak dhe e lemë të gatuhet në temperaturë të ulët derisa kungulli të zbutet si në avull. Pasi kungulli të zbutet e kalojmë në blender dhe e kthejmë në pure.

Shkrijmë gjalpin në një tigan dhe kaurdisim miellin derisa të zverdhet pak, më pas shtojmë qumështin dhe e trazojmë derisa të marrë valë. E largojmë nga zjarri shtojmë në të purenë e kungullit, 4 të verdha veze, arrë moskat dhe djathin parmixhano të grirë.

Rrahim të bardhat e vezëve, i bejmë marengë të fortë dhe i trazojmë pak nga pak me kungullin pure. Më pas e vendosim brumin në procione ose në një tavë, vendosim mbi to rripat me kungull për dekor dhe e vendosim suflenë në furrën e parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 20 minuta.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb