Xhevahir Sukaj ishtë një nga autorët e dy golave në sfidën e parë që Partizani fitoj në kampionat sot kundër Teutës. Bomberi shkodran në intervistën pas ndeshjes është shprehur se kishte gati 2-3 vite që nuk fitonte një sfidë me kaq fat. Shkodrani që dukej i çliruar dhe i lumtur pas sfidës bëri edhe një krahasim të situatës që ndodhej ekipit i tij me atë të Real Madrid në javët e para.

Starti negativ

“Ekipi u krijua për ti mundur të gjithë kundërshtarët. Në 4 ndeshjet e para morëm 2 pikë nuk shënuam asnjë gol. Nuk fituam as me rivalët direkt për titull, nuk mundëm as skuadrat më të dobëta në letër. Nga ky moment filloi një bllokim. Presion shumë i madh kudo. Sot ishte një fitore me fat. Kam 2-3 vite nuk kam fituar një ndeshje kaq me fat.

Na ndihmoi Zoti. Në qoftë se pas kësaj ndeshjes fillojnë përsëri hapat fals, duhet t’i vendosim gishtin kokës. Edhe Reali i Madridit ndeshjet e para i bëri skandaloze duke humbur, por prap arriti të kthehej. Shpresoj të kemi dhe në të njëjtin fat.”

Ndeshja e sotme

“Sot ekipi fitoj vetëm nga agresiviteti. Ishte i patolerushëm një tjetër humbje. Bërthama është e njëjta si para 2-3 vitesh. Ka qënë një periudhë bllokimi. Nga sot Partizani do të ketë një fytyrë tjetër. Po të fitosh me Teutën është njësoj si të fitosh në Korçë dhe Kukës. Duhet ta shikoni Partizanin pas kësaj ndeshjes.’’

Mos zëvendësimi cilësisht i lojtarëve të larguar

“Kur erdhi Ekubani në fillim te Partizani, ishte një lojtar që nuk ia dinin emrin dhe 6 javët e para nuk bëri asgjë, kështu edhe Ramdani, Cetkovic. Vetëm Torasa ka qënë një lojtar që e ka nisur mirë. Duhet t’iu japim kohë lojtarëve të rinj. Mund të jenë edhe skarco, por duhet t’iu japim kohë. S’kemi mundësi tjetër duhet t’iu japim kohë të paktën deri në janar.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb