I rikthyer te Partizani pas aventurës jo shumë të suksesshme në Malajzi, Xhevahir Sukaj është një nga përforcimet më të rëndësishëm të merkatos së janarit. Sezonin e kaluar ai ishte idhulli i tifozërisë së kuqe, kjo edhe për faktin se u shpall golashënues për “demat”. Bomberi në një intervistë ka folur për situatën që ai ka gjetur në klub si dhe konkurencën e cila është mjaft e madhe për një vend titullari, ndryshe nga sezoni i kaluar. Diçka tjetër që bie në sy është se shkodrani nuk e llogarit si një konkurrent të fortë për kampionat ekipin e Kukësit, por saktëson se lufta për titull do të jetë vetëm më Skënderbeun.

Pengesat burokratike
“Kam ardhur të bëhem pjesë e Partizanit duke parë që kisha një konflikt të vogël në kontratë në Malajzi, klubi më ka kërkuar ta prish atë. Unë desha që të bëhej një pagesë ekstra si prishje e njëanshme e kontratës nga klub, ndaj janë vonesat. Por deri të martën a të mërkurën do të jem i kompletuar me dokumentacionin e plotë dhe do të jem 100% pjesë e Partizanit”.

Vendimi për t’u kthyer të Partizani
“Në Shqipëri nuk kam qenë ndonjëherë I paguar me korrektësisht sesa një vit më parë te Partizani dhe nuk e them këtë për t’ia rritur vlerat këtij klubi. Kam qenë shumë i rregullt ndaj klubit dhe klubi ndaj meje. Normalisht ishte zgjedhje e parë në Shqipëri, duke parë edhe që klubi ka një projekt shumë të madh për të ardhmen. Të jeni të bindur që do të bëhet edhe më i madh se sa është, pa rivalitet në kampionatin shqiptar”.

Konkurrenca në sulm
“Bëhesh më i rëndësishëm kur ke konkurrencë se kur nuk ke. Nëse do të isha vetëm unë do të thoshin kemi vetëm Sukajn aty, atë kemi. Më mirë kur janë 5 dhe kush është i zoti të luajë dhe të bëhet secili i rëndësishëm. Normalisht të ketë një lloj harmonie, kush luan t’i shërbejë ekipit, konkurrenca tani te Partizani është për të mirën, jemi të kompletuar. Mendoj të mos ketë asnjë lloj problemi e xhelozie, t’i shërbejë ekipit, të arrijmë të dalim kampion”.

“Nuk premtoj shumë gola, vij nga një dëmtim të cilin besoj se e kam kaluar dhe jam bashkuar në stërvitje me skuadrën. Nuk bëj premtime të mëdha, e rëndësishme është që të paktën të pa gol dy të tjerët, ky është premtimi im”.

Rivaliteti për titullin

“Unë nuk e di se pse nuk e kam frikë Kukësin, me sinqeritet. Nuk e kam frikë edhe duke parë se presidenti i tyre është shumë i angazhuar me skuadrën dhe e bën më të rrezikshëm. Por mendoj se Skënderbeu është rivali kryesor i Partizanit dhe këto dy ekipe janë ata që do të diskutojnë titullin. Shpresoj që ai të përfundojë te ne”, u shpreh Sukaj për “super sport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb