Për festën e Sulltan Novruzit, një urim për komunitetin bektashi dhe gjithë shqiptarët bëri edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo u shpreh se uron që drita e zotit ta bëjë të reflektojë edhe klasën politike shqiptare.

“Drita e Zotit u ndriçoftë rrugën të gjithë shqiptarëve, dhe të reflektojë klasën politike për t’i dhënë dritë, begati, paqe dhe më shumë forcë shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

E pyetur mbi largimet e këshilltarëve të LSI-së nga këshillat bashkiakë ajo u shpreh se janë të lirë të shkojnë ku dëshirojnë.

“Sot është ditë paqe, nuk është ditë as për të cilësuar apo për tu marrë me lajme të vjetra. Dua tu them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqenie dhe më shumë begati”, tha Kryemadhi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: