SHBA- Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një vrasje që ka ndodhur në një shtëpi në qytetin rural në veri të Fort Worth, në Teksas.

5 viktimat janë gjetur të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një grua është transportuar në Spitalin e Denton-it. Gjendja e saj akoma nuk dihet.

Sherifët e policisë së Denton-it ende nuk kanë publikuar detaje rreth personit që dyshohet se ka kryer veprën. Mediat lokale raportojnë se në mesin e viktimave mund të ketë pasur edhe fëmijë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb