TURQI-Turqia vijon të tronditet nga sulmet e njëpasnjëshme. Sulmi me i fundit me bombë ka ndodhur pasditen e sotme në provincën Dijarbakir në juglindje të Turqisë, pranë Universitetit Dicle.

Sipas TRT, shpërthimi ndodhi gjatë kohës që po kalonte një makinë policie dhe për pasojë 4 policë janë vrarë, ndërsa 2 të tjera janë plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e sigurisë dhe ambulanca. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Dicle.

Për momentin askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë, por paraprakisht dyshohet se pas sulmit fshihen anëtarët e PKK.

Kujtojmë se gjatë natës së ndërrimit të viteve, një person hapi zjarr në një lokal në Stamboll duke vrarë të paktën 35 veta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: