BEJRUT– Të paktën 70 persona u vranë dhe 550 të tjerë u plagosën dje pas një sulmi kundër një tregu në Duma, bastion rebel në lindje të Damaskut, njoftoi sot organizata Mjekët pa Kufi (MSF).

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) kishte njoftuar një ditë më parë për 59 persona të vrarë, pesë prej të cilëve fëmijë, nga lëshimi i raketave dhe nga aviacioni i regjimit.

“Ishte një bombardim shumë i fortë. Plagët janë më të rënda nga ato që kemi parë në të kaluarën”, deklaroi drejtori i një spitali fqinj i mbështetur nga MSF.

Duma është një bastion rebel që ndodhet në Ghutan lindore, në lindje të Damaskut.

Sulmi kundër tregut ndodhi ndërkohë që aktorët kryesorë diplomatikë për çështjen siriane ishin mbledhur në Vjenë për bisedime në kuadër të një zgjidhjeje politike të konfliktit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: