Athina është tronditur mëngjesin e sotëm nga të shtënat ndaj një toge të policisë greke. Ngjarja ka ndodhur jashtë zyrave të partisë opozitare greke PASOK.

Policia helene e ka cilësuar aktin si një sulm terrorist. Një efektiv mori dy plumba dhe u dërgua në spitalin e qytetit, raportojnë mediat greke.

Në vendngjarje u gjetën të paktën 13 gëzhoja kallashnikovi. Dëshmitarët në vendngjarje kanë thënë se kanë parë një person për të cilin dyshohet se është atentatori, që largohet me vrap në lagjen “Eksarkia”.

Policia dyshon se sulmi është vepër e një celule të mbetur ende aktive pjesë e organizatave terroriste marksiste që operonin në Greqi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb