Pentagoni njofton se kreu i ISIS në Libi, Wissam Najm Abd Zejd el-Zubaydi është vrarë gjatë sulmeve të së premtes. Sipas BBC, El-Zubaydi është vrarë gjatë një sulmi ajror të SHBA-ve.  Vrasja e tij vjen një ditë pasi u raportua për vdekjen e xhihadistit John në Siri.

Sulmi, i cili është kryer nga avionët F-15, shënon edhe herën e parë që SHBA-të vihen në ndjekje të ISIS jashtë Irakut apo Sirisë.

Wisam al Zubejdin, alias Abu Nabil al Anbarian, ishte një shtetas irakian që dikur udhëhoqi operacionet e al Kaedës në një pjesë të territorit të Irakut. Pak kohë pas këtij aktiviteti, ai u transferua në Libinë lindore për të udhëhequr operacionet e ISIS atje. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb